logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

RUSI – Rritja e kredive konsumatore shqetëson autoritetet

MOSKË, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Që prej disa muajsh, aparate të vogla janë shfaqur në qendrat tregtare të Shën Petërburgut. Mjafton futja e pasaportës për të marrë menjëherë një mikro-kredi, me përqindje shumë të lartë prej 365 % në vit, simptomë e një rritjeje të borxhit që ka shqetësuar autoritetet.

Popullsia ruse, me fuqi blerëse ende shumë e ulët dhe në rënie të vazhdueshme që prej disa vitesh, po kontrakton gjithnjë e më shumë kredi për blerje ose thjesht për të përmbushur nevojat mujore.

Rritja e madhe e kredive që prej 18 muajve ka rritur shqetësimin e ministrit të Ekonomisë, i cili i trembet një situate që mund të shkaktojë një recesion.

Por çështja është shumë më e ndjeshme, të kufizosh dhënien e kredive është të privosh familjet nga një burim të ardhurash shpeshherë jetësore dhe të rrezikosh të ngadalësosh akoma  më shumë një rritje ekonomike tashmë të pandryshueshme.

“Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë në vitin 2021”, theksoi ministri i Ekonomisë, Maxime Orechkine për radion “Echo Moskvy” duke konfirmuar se po ndërmerren masa për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së zhytur në borxhe.

Sipas tij, borxhi i familjeve në kredi konsumatore është rritur me 25 % vitin e kaluar dhe përbën tashmë 1,800 miliardë rubla, rreth 25 miliardë euro.

“Për një të tretën e familjeve në borxh, rimbursimi i kredive iu merr atyre më shumë se 60% të të ardhurave mujore duke i detyruar shumë prej tyre të kontraktojnë kredi të reja për të shlyer të vjetrat”, theksoi ministri.

“Niveli i kredive jo-imobiliare në Rusi ka arritur aktualisht 9% e PBB. Në shkallë krahasuese, ai është 10-15% në Europën Lindore. Por, në Rusi kjo është më shqetësuese sepse të ardhurat reale nuk janë rritur që prej tre vitesh”, deklaroi Natalia Orlova, ekonomiste e “Alfa Bank”./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

All rights and copyright belongs to author:
Themes
ICO