Albania

“S’jemi pula…”, Shehi-Ramës: Mos provoko!

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka paralajmëruar Kryeministrin Rama të mos provokojë opozitën në një kohë kur Shqipëria pret të marrë përgjigje në lidhje me negociatat, pasi do të marrë rezultate të tjera.

“Kush ka pritur që të bëjë rrëmujë dhe të djegë zyrat e shtetit nuk ka punë me çështjet tona. Ne e kuptojmë që këta e kanë merituar dhe do të meritonin gjithçka, por ne dhe njerëzit tanë nuk duam rrëmujë. Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera”, ka thënë Shehi.

Shehi është shprehur për “Panorama” se opozita ka marrë vendimin për të mos zhvilluar protesta të mëdha deri më 28 qershor, pasi është vet ajo që e kërkon me ngulm çeljen e negociatave.

Ai vijon të thotë se opozita i sheh negociatat si të vetmin instrument për të bllokuar arrogancën e qeverisë “Rama”.

“Unë uroj që negociatat të hapen për Shqipërinë. Të gjithë kemi nevojë për hapjen e negociatave, që edhe ne si opozitë e shohim si mundësi për bllokimin e arrogancës së kësaj maxhorance. Këtë gjë mund ta bëjmë vetëm duke pasur Europën pranë, sepse, fatkeqësisht, vetë nuk jemi të zotë t’i ndërtojmë institucionet. Por mund të ndodhë edhe një variant i trishtueshëm për Shqipërinë. Dhe për këtë sigurisht që përgjegjësia është e maxhorancës e s’ka ku të fshihet pas asgjëje, nëse ndodh”, është shprehur kryetari i LZHK-së.

s.a/dita

Football news:

Antonio Conte: I will not hesitate before leaving if Inter are not happy with what I am doing
Diego Godin: Inter will do everything to keep second place. Now we need to think about how to catch up with Juventus
Harry Maguire: Manchester United want to fight for trophies
Zidane on the victory over Granada: real suffered as a team. Two more games, we haven't won La Liga yet
Real have won 11 games with a minimum score in La Liga for the first time in 11 years
Akinfenwa after Wycombe's exit to the championship: the Only person who can charge me even more is Klopp
Ramos on the title: I hope that Real Madrid will celebrate the championship on Thursday. Everything is in our hands