Albania

SHBA dhurojnë 1 milion dollarë pajisje mjekësore, Manastirliu-Kim: Mbështetje e pakursyer në një kohë të pazakontë

TIRANË, 16 qershor /ATSH/ Pajisje mjekësore në vlerën 1 milion dollarë u dhuruan sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të rritjes se kapaciteteve spitalore për përballimin e pandemisë.

Në ceremoninë e organizuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ishin të pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli amerikan, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë vendet të cilat na kanë mbështetur dhe kanë treguar solidaritetin e tyre, në një kohë totalisht të pazakontë. Përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve kanë qenë shumëplanëshe, ja kemi dalë që ti përgjigjemi situatës duke punuar për të forcuar të gjithë nivelet e sistemit tonë shëndetësor, duke filluar me rritjen e kapaciteteve laboratorike, duke synuar për të krijuar një rrjet të survejancës dhe të izolimit të rasteve, me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit; kemi ndërtuar kapacitete të reja spitalore për t’iu përgjigjur situatës dhe për të mos lënë asnjë qytetar pa shërbim. Dhe i’a kemi dalë, falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët për asnjë moment të vështirë nuk u dorëzuan”, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar gjatë fjalës së saj se, së shpejti pritet të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash dhe do të ulët fasha e vaksinimit.

“Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur në shumë se 960 mijë doza vaksine dhe në ditët në vijim pritet të kemi një sasi të konsiderueshme të vaksinave, të cilat do të sigurojnë edhe hapjen e fashës së grupmoshave, në mënyrë që më shumë qytetarë të vaksinohen”, deklaroi Manastirliu.

Duke folur për vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e kufizimeve për udhëtimin e qytetarëve nga Shqipëria, Manastirliu tha se, “lajmi i mirë që kemi marrë sot është që Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian klasifikohet për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për udhëtarët jashtë Bashkimit Europian. Dhe ky patjetër që është një lajm i mirë. Por duhet sërish të kemi kujdes dhe çfarë është e rëndësishme për ne si sistem shëndetësor është vijimi i mbajtjes në gatishmëri i të gjithë sistemit”.

Ambasadorja Yuri Kim gjatë fjalës së saj, e konsideroi Shqipërinë një model suksesi në përballimin e pandemisë COVID-19.

“Ndodhemi këtu sot për të dhuruar rreth 1 milion dollarë në pajisje mjekësore, si frigoriferë mjekësore, shtretër spitalorë, pajisje monitorimi. Ky donacion është financuar nga Komanda Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë. Si një rezidente e përkohshme e Shqipërisë jam shumë krenare për faktin që Shqipëria ka nivelin më të ulët të sëmundshmërisë nga COVID-19, por gjithashtu një nga nivelet më të larta të vaksinimit të popullatës. Duke pasur parasysh që për pjesën më të madhe të Botës Shqipëria nënvlerësohet, unë jam këtu një dëshmitare e cila mund të vërtetojë që falë jush, madje mund të vërtetoj që populli shqiptar falë jush, falë përpjekjeve tuaja mund të jetë një model për gjithë botën”, tha ambasadorja Yuri Kim.

“Kur dikush të hapë atë frigorifer për të marrë një dozë vaksine, kur një pacient të shtrihet në një prej atyre krevateve, kur një ekspert të lexojë një prej atyre ekraneve, shpresoj të kujtohen thellë në zemrat e tyre, se populli amerikan përkujdeset. Ne përkujdesemi shumë për popullin shqiptar. Dhe ashtu siç ka thënë edhe Sekretari Baker kur ishte këtu shumë vite më parë, ‘ju ishit me ne dhe ne jemi me ju’”, u shpreh Kim.

Nga mbështetja e SHBA janë dhuruar shtretër dhe dyshekë për strukturat spitalore, Echo ultrasound, aparat grafie, frigorifer me temperaturë shumë të ulët për ruajtjen e vaksinave antikovid, mjete të mbrojtjes personale për mjekët dhe infermierët etj., me vlerë 1 milion dollarë.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation
Man City will not be able to sign Kane after the transfer of Grealish. The club does not have such money (MEN)
16-year-old Borussia forward Mukoko wanted to end his career because of talk about his age
Laporta visited the location of Barca in Germany and greeted the players
Chernomorets from FNL-2 will be awarded the 3rd technical defeat in a row due to quarantine
Christian Pulisic: Mental health is important. I turned to a psychotherapist, there is nothing to be ashamed of