Albania

SHBA – Një miliard dollarë për vaksina nga “Johnson & Johnson”

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane njoftoi sot për një investim të ri prej 1 miliard dollarësh në projektin për vaksinën të kompanisë “Johnson & Johnson”, me të paktën 100 milionë doza të garantuara të saj.

“Kjo shumë e re do të financojë një projekt demonstrimi për prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinës eksperimentale”, tha qeveria.

Gara për vaksinat kërkon fillimin e prodhimit paralelisht me provat klinike dhe potencialisht në humbje, edhe para se të dihet nëse vaksina është efikase.

Qeveria amerikane ka shpenzuar, gjithashtu, miliarda në ndërtimin e vendeve të prodhimit, për ndërmarrjet që prodhojnë shiringa e shishka, që do të nevojiten për të shpërndarë vaksinën/at e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Bartomeu - Suarez: I want to organize a farewell match. Barcelona will always be your home
Arsenal are Interested in Jorginho
PSG refuse to rent Allie because of the excessive demands of Tottenham
Lopetegui about Bavaria: Such a team has not been in Europe for many years
Angel Di Maria: Ronaldo is a beast. It is incredible that he is fighting with Messi, being less gifted by nature
Gotze on the wrong decision to return to Borussia: Things didn't go as I expected
Fans thought it was absolutely sensational that a football player could get on a train. And partly because he could read. Norwegian from the Premier League destroys myths