Albania

SHËNIM: Mullari i koalicioneve dhe silazhi e listave. Nëse do të miratohet drafti i paraqitur së fundmi, sistemi edhe në zgjedhjet e 25 prillit do të mbetet përsëri i mbyllur

Nga Xhevdet Shehu

Pasi fitoi dy herë radhazi me sistemin elektoral ekzistues, i njohur si “sistemi i vagonëve”, një ditë Kryeministri tha: “Asnjë vend në botë, që nga Kanadaja e deri në Rusi, nuk e ka këtë lloj sistemi zgjedhor”.

Kush ia solli ndërmend Kryeministrit se, që nga Vancouver i Kanadasë e deri në Vladivostok të Rusisë, asnjë vend nuk e paska këtë sistem koalicionesh?! Askush nuk ishte ankuar për sistemin, secili kamp politik kish marrë hakun e tij, secila parti politike kish marrë hakun e saj.

Sistemi, brenda tij, kishte nevojë për të ndryshuar vetëm një element: HAPJEN E LISTAVE shumë emërore, për ta deleguar votën drejtpërdrejt te populli.

Sistemi i vagonëve është e vetmja shpikje shqiptare (siç thotë vetë KM, dhe në mos e pastë kopjuar diku Kaçi) të cilin mund ta marrë si model çdo vend tjetër demokratik. E pse duhet të hedhim poshtë një sistem demokratik, vetëm për faktin se nuk e paska kështu asnjë vend tjetër në botë?

Sipas kësaj logjike do duhet të ndryshojmë edhe Iso-n labe. Sepse e vetmja shpikje e shqiptarëve, deri më sot, mbahet Iso-ja Labe, të cilën, “që nga Vancouver e deri në Vladivostok nuk e ka asnjë vend tjetër”!

II.
Por sistemi i vagonëve ka një sekret të çuditshëm. Është sistem koalicionesh por kandidatët nuk paraqiten nga koalicionet. Listat e kandidatëve paraqiten nga partitë. Për ta çmontuar këtë sistem nuk kishte nevojë fare për të ndryshuar Kushtetutën.

Çfarë bëri “Ekspertiza Gjiknuri”? Hoqi nga kushtetuta të drejtën e koalicioneve për të qenë subjekte zgjedhore, dmth të drejtën për të paraqitur kandidatë/lista kandidatësh. Por me këtë ndryshim, nuk cenonte fare sistemin e vagonëve.

Përkundrazi, u hoqi të drejtën koalicioneve për të paraqitur kandidatura në një listë të vetme. Me pak fjalë, i hoqi të drejtën vetes për të bërë atë që donte të bënte: koalicione me një listë të vetme!

Për të dalë nga kjo situatë “ekspertiza Gjiknuri”, ka paraqitur një draft me qëllim reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Dhe çfarë ndodh? Për të spostuar vëmendjen nga gafa e bërë me ndryshimin kushtetues, që nuk lejon koalicionet si subjekt zgjedhor as me një listë të përbashkët, tani po krijon alibinë me “hapjen e listave 100%”, në mënyrë që politika të merret me listat, e jo me koalicionet, pasi hapja e listave sipas këtij drafti, praktikisht është e parealizueshme.

Nëse do të miratohej ky draft, sistemi do të mbetej përsëri i mbyllur, sepse që një kandidat të ndryshojë renditjen në pjesën fituese të listës së kryetarit, duhet të marrë mbi mesataren e votave që i duhen partisë për të nxjerrë një deputet.

Nëse marrim parasysh pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe numrin e deputetëve 140, mesatarja e votave për një deputet i bie të jetë rreth 11000 vota. Për tu futur në zonën fituese të listës së kryetarit, dmth për të spostuar të fundit në pjesën fituese të listës, një kandidati, që është i renditur poshtë në listën e një partie, i duhen të marrë mbi 11000 vota!

Gjë që praktikisht është e pamundur. (Me kaq vota çdo individ mund të futej në Parlament duke kandiduar edhe i pavarur!)

Për kandidatët në zonat zgjedhore me më pak deputetë, si në Kukës, Gjirokastër, Dibër, Lezhë, Berat etj. ndryshimi i listës së kryetarit është krejtësisht e pamundur. Në Kukës psh. kandidati që vjen i dyti në listën e PS-së, duhet të marrë pothuajse aq vota preferenciale, sa ç’merr e gjithë partia! E njëjta gjë vlen për partitë që pretendojnë të marrin nga një deputet për zonë.

III.

Ndoshta sepse u nis për të vënë vetullat dhe nxori sytë, siç thotë populli, tani Gjiknurit i duhet të luajë rolin e budallait. Në draftin e paraqitur flet për koalicionet si subjekt zgjedhor, ndërkohë që e drejta e koalicioneve për të paraqitur kandidatë është hequr nga Kushtetuta.

Prej muajsh politikanët shqiptarë po vinin vërdallë rreth mullarit të koalicioneve. Si të mos u mjaftonte kjo, ranë në gropën e silazhit të listave. 100 % të hapura dhe/ose njëkohësisht 100 % të mbyllura! Vetëm në Shqipëri bën vaki kjo. Kemi filluar vërtetë të shpikim.

Kush dreqin ia ka prishë mendjen Kryeministrit për të çmontuar të vetmen shpikje demokratike që ka prodhuar politika shqiptare në këto 30 vjet? Koalicionet Jo, listat Po. Sepse Një edhe Një bëjnë Dy! Edhe në mos bëftë në asnjë vend, nga Vancouver në Vladivostok!

———-

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin e dukshëm dhe korrekt të burimit

Football news:

Arteta about 0:1 with Leicester: I Don't know why the hell our goal was canceled. It is difficult to create space when 10 people are sitting behind the ball line
Rodgers on 1-0 with Arsenal: Leicester deserved to win. Vardy is a world-class player
Juve without Ronaldo could not beat Verona and Crotone in Serie A
Vardy has scored 11 goals in 12 games against Arsenal in the Premier League. Only Rooney has more
15,000 Teddy bears were planted at the Heerenveen match as part of a campaign to fight cancer. Toys sold for 230 thousand euros
Adidas and Pharrell Williams have reinvented the old forms of Real Madrid, Arsenal, Manchester United, Bayern Munich and Juve. The design is hand-made and celebrates imperfection
Barcelona filed a complaint about the refereeing of the match with Real Madrid to the Spanish football Federation