TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Institucionet mikrofinanciare që ofrojnë veprimtari financiare në fushën e shërbimeve të pagesave dhe transfertave të parave tashmë duhet të marrin një licencë të posaçme për këtë qëllim nga Banka e Shqipërisë.

Bankës së Shqipërisë ka miratuar disa ndryshime në rregullimin “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së shoqërive të kursim-kreditit dhe të unioneve të tyre”, që përcakton këtë licencë të posaçme.

“Me rregulloren e mëparshme, institucionet mikrofinanciare mund të ushtronte automatikisht edhe veprimtari në të gjitha shërbimet e pagesave dhe të transferimit të parave, këmbimit valutor dhe qirasë financiare. Por, në rast të ushtrimit të një prej veprimtarive të mësipërme, atyre iu kërkohej një nivel më i lartë i kapitalit minimal, konkretisht 20 milionë lekë, nga 5 milionë lekë që është kërkesa minimale për të ushtruar aktivitet vetëm si SHKK. Me ndryshimet në rregullore, SHKK-të që duan ofrojnë shërbime pagesash duhet të aplikojnë për licencë të veçantë dhe t’iu nënshtrohen të gjitha kërkesave të posaçme rregullatore për ofrimin e këtyre shërbimeve”, thekson BSH-ja.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.