Dhjetori ka nisur me një bilanc të zi për Italinë, pasi gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj u raportuan 785 viktima dhe të 19350 infektuar nga Covid-19.
Sipas të dhënave zyrtare, në total, numri i viktimave nga Covid ka arritur deri më sot në 56 361 dhe numri i të infektuarve në 1.620.901.
Të infektuar aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë aktualisht 779.945 persona.
Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 27.088 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 784.595.
Brenda pak orëve, qeveria italiane pritet të aprovojë një dekret të ri masash anti-Covid për të përballuar përhapjen e rrezikut të infektimit gjatë fazës festive të festave të fundvitit.
j.l./ dita