Dy shpërthime të forta, njëri pas tjetrit kanë trlnditur kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

Mediat e huaja thonë se dëmet materiale janë shumë të mëdha, duke dëmtuar banesa dhe dritare në qendrën historike të qytetit.

Shpërthimi u tha se ishte përqëndruar në portin e Bejrutit, ndërsa flitet se mund të ketë marrë flakë një depo fishekzjarresh.

Po ashtu, sipas Reuters, deri tashmë së paku 10 persona kanë humbur jetën, por shifra ende nuk dihet zyrtarisht. Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja kanë bërë xhiron e botës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb