Albania

“Shpërthimi sa një e pesta e Hiroshimës”, kush është pronari rus i anijes me nitrat amoni në Bejrut, mendohet se fshihet në Qipro

Pak të dhëna dihen për pronarin e anijes së mallrave “Rhosus”, e cila ishte konfiskuar në Bejrut në vitin 2014 me 2,750 tonë nitrat të amonit. Kapiteni i anijes kishte thënë se ky mall ishte si një bombë që noton.

Besohet se nitrati i amonit i ka dhënë fuqi shpërthimit, nga i cili vdiqën më shumë se 100 persona në kryeqytetin e Libanit të martën duke shkaktuar një shpërthim sa një e pesta Hiroshimës, shkruan “The Guardian”.

Ish-anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje thanë se ajo ishte në pronësi të rusit Igor Grechushkin, i cili besohet se tash për tash ndodhet në Qipro, ku mund të ketë leje për banim apo shtetësi të atij vendi.

Grechushkin është me prejardhje nga qyteti i lindjes së largët ruse, Khabarovsk, dhe raportohet se e ka menaxhuar kompaninë “Teto Shipping”, që e kishte në pronësi anijen “Rhosus”.

Anija kishte arritur në Bejrut në vitin 2013 përderisa lundronte nga Gjeorgjia në Mozambik. Asaj i ishte ndaluar largimi nga porti i Bejrutit në vitin 2014 për një mòsmarrëveshje që nuk është theksuar, por arsyeja mund të ketë qenë gjendja teknike e anijes apo mospagesa e taksave nga pronari.

Thuhet se më pas Grechushkin ishte larguar nga anija, duke i refuzuar thirrjet dhe negociatat me autoritetet e portit për lirimin e marinarëve. Në ankesat që i kishin dorëzuar në media në vitin 2014, ish-anëtarët e ekuipazhit kishin thënë se janë lënë të braktisur në Bejrut dhe nuk u janë dhënë pagat për gati një vit.

“Pronari e ka bráktisur anijen dhe ekuipazhin. Pagat nuk janë dhënë, furnizimet nuk janë blerë. Pronari i anijes e ka refuzuar atë”, kishte shkruar ish-kapiteni.

Ekuipazhi i anijes, që përbëhej kryesisht nga ukrainasit, ishte mbajtur në të për gati një vit para se të lirohej. Nítrati i amonit ishte konfiskuar dhe ishte mbajtur në një depo të portit.

j.l./ dita

Football news:

Barcelona offers 10 million euros with bonuses for Eric Garcia, Manchester City wants 30 million
Atletico are close to renting Torreira from Arsenal with a buy-out option. They believe that the Party will remain
Barcelona have bought a new Dani Alves. Meet Sergino Dest
Milan bought a striker Bodo-Glimt Gauge. Player scored them in the Europa League last week
Barcelona announced the transfer of desta. Compensation - 400 million euros
Inter want to rent Alonso from Chelsea
Adrian: Klopp is the captain of our ship. He is like a father to all Liverpool players