Albania

“Shqipëria buzëqesh”/ Fushata kombëtare e vaksinimit masiv antikovid arrin sot në 267 531 vaksinime

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Në të gjithë vendin që prej nisjes së fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh” deri më sot janë kryer 267 531 vaksinime.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi një foto ku bëri të ditur këtë shifër mjaft domethënëse.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme janë kryer 8 352 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar me kalendar të kombinuar, për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit, punonjës të medias.

Më herët ministrja Manastirliu tha se “sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me ‘Pfizer’. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”.

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në vend janë kryer mbi 267,531 vaksinime, ndërsa aktualisht është hapur fasha 60-69 vjeç, duke filluar nga mosha më e madhe, në zbritje deri në 65 vjeç. Ndërsa për grupmoshën 60-65 vjeç, do të prioritizohen të sëmurët kronikë./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Neymar has extended his contract with PSG until 2025
Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG