Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari, i ftuar në emisionin “FrontLine”, të Marsela Karapanços, krimet e fundit që janë regjistruar në vend, ku i janë bërë atentat disa personave, si dhe u vra nga miku i tij, në mënyrë aksidentale një 27-vjeçar.

Havari thotë se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë, ku rreziku ndaj qytetarëve rritet ndjeshëm. Ai tha se situata në Shqipëri është më e rrezikshme se Siçilia e viteve ’80 pasi sipas tij, asokohe krimi në Itali ishte shtrirë vetëm në ishull, ndërsa në vendin tonë, thuajse në të gjithë territorin. H

avari i bëri thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që të dalë vetë në terren, pasi sipas tij, situata menaxhohet më mirë në këtë formë.

Kush po vret dhe pse janë këto vrasje?

Mit’hat Havari: Mendoj që autoritetet e shtetit të sotëm nuk justifikohen e të thonë që ndodhin edhe në vende të tjera, këto ndodhin në Shqipëri. Kjo do të thotë që të mos them që gjendja është jashtë kontrollit, sepse njerëzit lëvizin me armë pa leje, makina të blinduara. Problemi i një vendi si Shqipëria, me probleme financiare, krimi gjen terren. Ai djali bëri një vrasje, tha thjesht për sport, por vrau një djalë nëne, moshatarin e tij. Dy ditë më parë shkruajta, se rendi është pasqyrë e politikës. Siç është politika, edhe rendi s’ka si të jetë ndryshe,

Rendi dhe siguria sot në Shqipëri është në ditët e saj më të këqija.

Mit’hat Havari: Unë kam pak konflikt interesi, sepse kam punuar në ato struktura. Por jam shumë krenar për atë që kam punuar, sot e 20 vite të shkuara. Sigurisht që është gjendje e rëndë, jo në të gjitha trevat, por është gjendje e rëndë.

Ju përmendët 20 vite të shkuara, ’97 ju sjell diçka me këto ngjarje?

Mit’hat Havari:
’97-ta ishte një shembje pushteti, një pushteti të degraduar që lëshuan armët në duart e fëmijëve. Bota e quajti luftë civile. Populli u çorientua. Sot, vrasjet janë tipike mafioze. Ajo që thatë ju për Sicilinë, do të ishim të lumtur të ishim si Italia, sepse Sicilia është një ishull, i veçuar. Mafia në siciliane, nuk ishte e shtrirë në të gjithë Italinë, ishte vetëm në Sicili, tek ne është ndryshe. Këtu s’ka kokë, alla Totorino. Këtu është i shpërndarë në celula kriminale, në të gjithë Shqipërinë. Krimi i organizuar në celula është më i rrezikshëm se sa ajo e Siçilisë. Polica shqiptare në këto vite, ata kanë goditur trurin e policisë shqiptare, policia ka mbetur në duart e njerëzve të paaftë, ose të një policie politike.

A ka infulenca politike?

Mit’hat Havari: Vazhdon sëmundja e vjetër Polici Prokurori. Një vit e gjysmë më parë më ka kërcënuar një agresor në dhunë, ai ka marrë porosi për të kërcënuar, më tha do të gjejmë trupin në Malin në Gropa. Ai është arratisur, ka ikur në jashtë shtetit. Më thërritën në Tiranë, Prokurori i çështjesh, nuk e kishte vlerësuar e lexuar dosjen. Bardhin e shoqëronin grupe të shoqëruar me armë. Nga ana tjetër u fsheh ai tjetri që ishte i armatosur. Nëse një kryetar shteti, burrë shteti, bën thirrje jo të lënë kapele, por bëjnë thirrjet që policia e shëtit të qëndrojë në këmbë. Kjo thirrje s’është bërë nga asnjë forcë politike. Kjo është produkt direkt i një politike të çakorduar, ndaj krimi merr krahë. Nëse policia do të bënte aksione të shpeshta. Jeta është e pasigurt. Më iku jeta mua, por shokët e shoqet e mia janë të dëshpëruar. Leku që marrin vlerë. Gjendja në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar.

Krimet, çfarë pamjesh janë këto?

Mit’hat Havari: Rrugët e pështira të pista. Pamje alla El Chapo, Al Capone. Hetimet më të mëdha të krimeve në Shqipëri janë bërë nga mediat. Terror në mes të ditës. Unë s’e konsideroj atë lojë, e para është armëmbajtje pa leje. Të gjithë thonë që armët shiten lirë. Ata i paragjykoj nga portreti, kanë pamje kafshërore, të ngresh armën e të vrasësh shokun, është justifikim, policia të mbaj qëndrim. Kjo është alarm, e ndjej, s’bëj këtu gjithologun. Dua t’i them Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, të mos merret me dekorata. Drejtori policisë është një oficer, të drejtojë policinë vetë, në krye, ashtu siç kam bërë unë. I njoh rokadat, nuk japin asnjë frut. Me eksperiencat e botës së qytetëruar, një inspektor i thjeshtë duhet të jetë minimumi 5 vite në zonë. Vazhdon varianti i vjetër, me emërimet politike.

Kemi parë ekzekutime, janë ato vrasës me pagesë të mirëstërvitur?

Mit’hat Havari: Nuk besoj shumë në këtë, sepse në Vlorë ata kanë shtirë me breshëri, ndërsa të tjerët janë ulur në tokë. Vrasje profesioniste është ajo e Bulqizës, kjo është vrasje terror, e paguar, më tha njëri që janë shumë 5 mijë, me 1 mijë ekzekutoje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb