Albania

Shqipëria në prag të pikut të COVID, Tomini: 77% janë vatra familjare, e gjithë Tirana vatër e kuqe, shmangni autobusët dhe lokalet

Shqipëria është në prag të pikut të valës.

Në një intervistë për TV Klan, shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini tha se edhe për afro një muaj numrat e të infektuarve do të pësojnë rritje.

“Aktualisht sipas projeksioneve jemi gati në pikun e valës, themi që edhe në tre katër javët në vijim presim trend të rritur të rasteve me COVID”.

Në kryeqytet kemi transmetim komunitar. “Kemi rritje të rasteve dhe transmetim komunitar. Transmetimi komunitar është e dendur e gjithë harta e Tiranës është e kuqe”.

Mbi 70 % e vatrave janë familjare, por nën vëzhgim po mbahen edhe shkollat.

“77% janë vatra familjare, pjesa tjetër institucione, por  edhe në klasa në struktura arsimtare në sistemin parauniversitar”.

E pyetur nëse shihet me shqetësim situata në transportin publik. Tomini rekomandon të shmanget sa më shumë ky shërbim.

“Transporti publik , baret kafet dhe restorantet duhet të evitohen. Transportin publik do ju rekomandoja popullatës ta evitonte. Është një ndër shërbimet që është në qendër të vëmendjes për t’u vlerësuar dhe monitorimi në të njëjtën mënyre si strukturat arsimore dhe shërbimit urbane po shihen në dinamik në krahasim me evidencën dhe do kemi edhe  një vendimmarrje”, tha Tomini.

Prej afro dy muajsh, Shqipëria po shënon shifra të larta të të infektuarve dhe atyre që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Autoritetet kanë rekomanduar respektim të masave për të evituar një mbyllje të dytë për vendin.

j.l./ dita

Football news:

Due to attending an illegal party, Gladbach forward Embolo will miss the match with Werder
Torino sacked Giampaolo as head coach
Gary Neville: Manchester United will not become champions unless Pogba gives a couple of months of brilliant play
Mohamed Salah: I want to stay in Liverpool as long as possible, but everything is in the hands of the club
The Eintracht captain ended his career in the middle of the season for his son. He said goodbye to football by exchanging T-shirts with the referee
Frank Lampard: Leicester are in the RPL championship race. I don't want to say whether Chelsea are involved or not
Mancini on Pirlo: Difficulties at first - it's normal, even if you played at the top level