Albania

Si i eliminon Kodi Zgjedhor “Kandidatët e Pavarur”, pragu kombëtar njësoj për çdo subjekt zgjedhor. U hartua nga “Damiani dhe Oerdi” për të penalizuar kundërshtarët?

Ndryshimet e fundit në  Kodin Zgjedhor imponojnë çdo subjekt zgjedhor të sigurojë 1% të votave në rang kombëtar për të hyrë në procesin e numërimit për të bërë të mundur dhënien e një mandati.

Ky nen i Kodit Zgjedhor nuk është vetëm për partitë politike por edhe për kandidatët e pavarur.

Kjo do të thotë se nëse me 25 prill dalin për të votuar rreth 1 milion e 500 mijë qytetarë shqiptarë, një kandidat i pavarur i cili garon vetëm në një qark, duhet të sigurojë rreth 15 mijë vota.

Mirë po kjo është pothuajse e pamundur për kandidatët e pavarur pasi numri është shumë i lartë në një kohë kur në Tiranë me mbi 911 mijë zgjedhës një kandidat mund të sigurojë mandatin e deputetit edhe pa vota fare, në varësi edhe të pozicionimit të tij në listën e partisë, ndërsa me rreth 6 mijë vota mandatin e ka të garantuar.

Është pikërisht kjo pikë e Kodit Zgjedhor e cila mujd të “djegë” 5 kandidatët e pavarur nëse nuk ndryshon.

Për të ndryshuar ky nen i Kodit Zgjedhor dy janë alternativat.

1) Kuvendi duhet të mblidhet, të bëjë ndryshimet e duhura në komisionin e ligjeve dhe të kalojë për miratim propozimet e reja në seancë plenare. Ato duhet të miratohen nga deputetët me 81 vota dhe më pas botohen ndryshimet në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi.

2) Një kandidat i pavarur duhet të bëjë ankimim në Gjykatën Kushtetuese dhe me një vendim të formës së prerë ndryshimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Duke pasur parasysh dy fakte, 1) Gjykata Kushtetuese nuk funksionon nën presionin e kohës pasi na ndajnë vetëm 13 ditë nga dita e zgjedhjeve dhe 2) ankimimi i nenit 21 të Kodit Zgjedhor nga Lëvizja Demokratike Shqiptare e Myslim Murrizit dhe Bindja Demokratike e Astrit Patozi për shfuqizimin e “herësit” , nuk u trajtua edhe pse zgjedhjet po afrojnë, duket e pamundur që të ketë ndryshime në ligjin e miratuar me mbështetjen e PS – PD – LSI.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të ketë 5 kandidatë të pavarur.

Pal Shkambi në Shkodër, Iljaz Shehu në Lezhë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Elton Debreshi në Dibër.

Të gjithë kandidatët e pavarur duket sikur mund të ia dalin të mbledhin 15 mijë vota pasi kandidojnë në qarqe ku numri I zgjedhësve është i lartë, por minatori Elton Debreshi në qarkun e Dibrës pritet ta ketë pothuajse të pamundur pasi ky qark ka vetëm 57,444 zgjedhës.

m.m/dita

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude