TIRANË, 17 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

Sipas AKU-së, gjatë ditës së sotme janë realizuar 201 inspektime dhe monitorime në bazë të fushës së veprimtarisë të planit mujor të inspektimit dhe mbi bazën e denoncimeve.

“Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 32 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit”, bëri të ditur AKU.

Referuar planit të marrjes së mostrave, AKU thotë se janë marrë 29 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.

Po ashtu, janë këshilluar 364 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.