TIRANË, 19 shtator /ATSH/ 455 fermerë nga qarku i Kukësit kanë aplikuar në Skemën Kombëtare të mbështetjes për Bujqësinë 2020, për të përfituar financim të drejtpërdrejtë për aktivitetin bujqësor që zhvillojnë.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se fermerët kanë aplikuar për një vlerë totale subvencionimi që kap shifrën e 57 milionë lekëve.

Sipas të dhënave nga AZHBR, këtë vit ka pasur një interes të shtuar të fermerëve për të përfituar subvencione në bujqësi.

Në Skemën Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020 për të përfituar financim të drejtpërdrejtë nga 7 masat e mbështetjes, kanë aplikuar rreth 8 mijë fermerë.

AZHBR njofton se ka filluar lëvrimi i fondeve për fermerët e shpallur fitues që deri tani numri total i tyre në shkallë vendi k arritur në mbi 4 mijë. e.xh//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.