logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo logo
star Bookmark: Tag Tag Tag Tag Tag
Albania

Skema: Si kalojnë shqiptarët me dokumente false nga Italia në Kanada e SHBA

Një shqiptar që tenton të udhëtojë drejt Londër, Amerikës, apo Kanadasë pa një dokument të vlefshëm ka mundur të jetë pjesë e një skeme, që tashmë është zbuluar nga autoritetet italiane.

Shqiptarët përdorin dokumente të vërteta në kufi. Më pas nxjerrin dokumentet false për të nisur udhëtimin tranzit drejt vendeve që ata dëshirojnë. Kështu, nëse një shqiptar udhëton nga Tirana për në Kanada, deri në Itali paraqitet me dokumentin shqiptar të udhëtimit.

Më pas nxjerr dokumentet e falsifikuara, saktësia e të cilave në shumicën e rasteve arrin deri në perfeksion. Kështu ka ndodhur kryesisht në aeroportin e Malpensës në Itali. Autoritetet policore janë vënë në ndjekje të dy personave dhe më pas bënë të mundur zbulimin e skemës.

Për këtë kanë shkruar edhe mediat italiane, të cilat bëjnë të ditur se për këtë arsye janë shtuar kontrollet që jo vetëm synojnë kundërveprimin e emigracionit të paligjshëm që hynin në territorin kombëtar, por edhe lëvizjet e parregullta drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

Rasti i fundit u shënua paraditen e kësaj të shtune, teksa në Milano u arrestuan 8 persona, mes të cilëve 4 ishin shqiptarë. Ata u kapën për posedim të dokumenteve false të përdorura në përpjekje për të arritur ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada. Të huajt janë kryesisht shqiptarë, të cilët, sapo mbërrijnë në Itali, menjëherë përpiqen të arrijnë destinacionet britanike dhe irlandeze duke përdorur një mënyrë që synon të shmangë kontrollet e kujdesshme të policisë kufitare.

Në fakt, pikërisht për të shpëtuar nga syri vigjilent i operatorit të policisë, shqiptarët shfaqen në kontrollin e pasaportës me dokumentin e tyre origjinal dhe biletën e udhëtimit, por pasi kanë kaluar kontrollin shkojnë në portat e fluturimeve për në Londër dhe Dublin duke treguar një dokument të rremë, zakonisht një kartë me identitet italian ose grek, dhe një kartë tjetër me detaje personale false.

l.h/ dita

Themes
ICO