Albania

Skemë ‘haraçi’/ “Basha ditën sulmonte sipërmarrësit për kontrata publike, natën firmosnin kontrata financiare me kompani në pronësi të familjarëve të tij”

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi fitimin e gjyqit të deputetit Ervin Bushati, si një vendim të rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Në një reagim, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që vendosi rrëzimin e padisë së ngritur ndaj deputetit Ervin Bushati, Balla shprehet se “muaj më parë deputetët e Grupit Parlamentar Socialist, Ervin Bushati, Klotilda Bushka dhe Elisa Spiropali zbuluan një skemë “haraçi”, sesi ditën Lulzim Basha sulmonte sipërmarrës të ndryshëm për kontrata publike dhe natën po këta sipërmarrës firmosnin kontrata private financiare me një kompani në pronësi të familjarëve të tij”.

“Lulzim Basha nuk ktheu asnjëherë përgjigje dhe nuk dha shpjegime për këto përfitime që shkojnë në disa milionë euro. Gjykata e Tiranës zbardhi sot vendimin që i cilëson gjetjet e deputetëve të vërteta. Ky është një vendim i rëndësishëm që çmonton politikën e pisët të shpifjeve dhe “haraçit” nga ajo që ka mbetur nga ish-Partia Demokratike e Shqipërisë”, theksoi Balla.

Sipas tij, Lulzim Basha duhet t’u kthejë përgjigje protestuesve të Kukësit, të “Astirit”, që i thirri në protestë ditën, por natën i paska parë hajrin me kontrata pafund.

“Në ndihmë të transparencës dhe pa e kaluar këtë çështje me kundërakuza bajate, e këshilloj t’i zbardhë vetë kontratat”, – tha Balla./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Lampard on 3-0 with Watford: a dry Win at home, three goals scored-Chelsea played very well
Pulisic on 3-0 with Watford: Chelsea needed this win. We are confident that we can get into the top 4
Rebic scored 9 goals for Milan in 11 Serie A matches
Mikel Arteta: getting Arsenal into the Champions League seemed impossible a few weeks ago
Бав Bayern won the gold double in Germany for the 13th time
Neuer provided an assist in the German Cup final with Bayer
Sarri about 4:1 with Torino: Juve had a false sense of security after a couple of goals