Albania

“Skuadra e PS-së në Elbasan e krijuar për të qenë me Elbasanin”/ S’kemi sjellë njerëz nga Tirana për të marrë vota

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku po vijon turin e tij elektoral në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, kërkoi votën për Partinë Socialiste.

“Ne kemi në Elbasan Kalanë me një histori e bukuri të mahnitshme, por është e ndrydhur, e fshehur. Do ta bëjmë një nga magnetet më të fuqishëm të turizmit jo në Elbasan, por në gjithë Shqipërinë. Dua t’u them dy fjalë atyre të Kalasë, sepse kam një problem me ata të Kalasë. Elbasani sot ka mundësinë të zgjedhë një skuadër e cila është krijuar për Elbasanin dhe për të qenë me Elbasanin”, deklaroi Kryeministri.

Sipas tij, këtu nuk ka njerëz që janë sjellë nga Tirana për të marrë vota e për t’u kujtuar pas 4 vitesh. Dhe qershinë mbi tortë, u shpreh Rama, ne e kemi marrë nga Kalaja, që është Evis Kushi.

“Ata të Kalasë duhet të ndajnë mendjen e të harrojnë ndasitë politike, por të votojnë për Evisin, sepse duke votuar për Evisin votojnë për fëmijët e tyre që nuk kanë të drejtë vote dhe nuk ia u kanë borxh atyre që u ka mbetur ora te komunizmi që ka vdekur 30 vite më parë, sa tani nuk arrijnë dot aq të shohin”, tha Rama.

Rama foli edhe për reformimin e sistemit arsimor, kur tha se “sot fëmijët, falë PS-së, nuk shkojnë në shkollë për të mësuar libra që shkruan Fahri Balliu, por mësojnë me libra të Oxford-it dhe Cambridge-it”.

Kur nisen për të konkurruar në universitet, tha më tej Kryeministri, nuk i pyet njeri i kujt je, apo sa lekë ka prindi yt, apo me cilën parti janë, por u jepet vendi i merituar.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Griezmann spoke with Hamilton and visited the Mercedes boxes at the Spanish Grand Prix
Barcelona feels that Neymar used it. He said that he wanted to return, but extended his contract with PSG (RAC1)
Aubameyang to the Arsenal fans: We wanted to give you something good. I am sorry that we could not
Atletico did not lose at the Camp Nou. Busquets' injury is the turning point of the match (and the championship race?)
Verratti injured his knee ligaments in PSG training. Participation in the Euro is still in question
Neymar's contract in one picture. Mbappe wants the same one
Manchester United would like to sign Bellingham in the summer, not Sancho. Borussia do not intend to sell Jude