KAJRO, 30 tetor /ATSH/ – Punonjësit e muzeut në gjyq. A e vodhën? A kanë kryer shkelje të rënda disiplinore? Jo, ata bënë një dëm dhe u përpoqën ta rregullonin atë, është historia e treguar në faqen e internetit lavocedivenezia.it.

Punonjësit e Muzeut Egjiptian në Kajro përfunduan në gjyq për akuzat e ngjitjes në një mënyrë ”false” të mjekrës së Tutankhamonit.

Lajmi raportohet nga media të ndryshme egjiptiane duke shpjeguar se procesi vjen një vit pas hapjes së hetimit, i cili filloi pasi bluja dhe ari që përbëjnë mjekrën e Faraonit u shfaqën të thyera dhe të ngjitura së bashku.

”Dëmtimi sipas autoriteteve kishte ndodhur gjatë pastrimit”, raportoi BBC.

Maska 3 000-vjeçare e Tutankhamonit është një nga atraksionet kryesore të muzeut egjiptian në Kajro.

”Daily News Egypt” shkruan se “duke injoruar të gjitha metodat shkencore të restaurimit, të dyshuarit u përpoqën të fshihnin dëmin, duke përdorur mjete të mprehta metali për të hequr pjesë të zamkës së përdorur, duke dëmtuar objektin”.

Midis të dyshuarve ndodhet gjithashtu edhe ish-drejtor i muzeut dhe një ish-drejtor i restaurimeve. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.