Albania

Spanja e vendosur të organizojë ndeshje të Evropianit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF), Luis Rubiales, tha të premten se ai do të bëjë “gjithçka që është e mundur njerëzisht” për të siguruar që Spanja të organizojë katër ndeshjet e “Euro 2020” këtë verë.

Qyteti i Bilbaos pritet të organizojë tri ndeshje të fazës së grupeve dhe një ndeshje tjetër në kuadër të 1/8 së finales. Por mundësia e paraqitjes së tifozëve në stadium është në dyshim, pasi Qeveria rajonale këmbënguli në një numër të kushteve të rrepta shëndetësore. Nëse UEFA merr vendim në takimin e së hënës që Bilbao nuk mund të organizojë ndeshjet e këtij Kampionati Evropian, atëherë Rubiales ka sugjeruar Sevillan, që sipas tij mund të jetë një mundësi alternative.

Në stadiumin “La Cartuja” të Sevillas të shtunën do të mbahet finalja e dytë e Kupës së Spanjës brenda dy javësh. Në të njëjtin stadium u zhvillua edhe Superkupa e Spanjës në muajin janar.

“Ajo që është e qartë për ne si një ekip përfaqësues apo më mirë të themi si një vend, është fakti se për ne është thelbësore që të jemi në gjendje t’i organizojmë katër ndeshjet e Evropianit. Do të bëj të pamundurën për t’i bindur të gjithë”, tha Rubiales në Sevilla të premten, përpara finales së Kupës së Spanjës të këtij viti që zhvillohet mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos.

“Është e vërtetë që ka vështirësi serioze në Bilbao për organizimin e ndeshjeve me tifozë dhe me këtë në mendje është UEFA ajo që duhet të vendosë brenda pak ditësh”, shtoi Rubiales.

Rubiales tha se do të ishte “katastrofale” nëse të katër ndeshjet e “Euro 2020” do të transferoheshin në një vend tjetër. Ai tha se do të vazhdojë të kërkojë nga UEFA që të mos e largojë Spanjën nga lista e vendeve organizatore të Kampionatit Evropian.

“Unë do të bëj gjithçka që është e mundur njerëzisht në mënyrë që çfarëdo që vendoset në takimin e së hënës të mos e dëmtojë Spanjën. Unë do të insistoj që ato katër ndeshje të mos largohen nga Spanja, por të zhvillohen në vendin tonë. Nëse nuk luhen në Bilbao, atëherë e kemi Sevillan që ka një stadium të mrekullueshëm”, tha Rubiales.

UEFA ka konfirmuar nëntë nga 12 qytetet organizatore të ndeshjeve të Kampionatit Evropian, që do të jenë gjendje të kenë stadiume të mbushura me të paktën 25 për qind të kapacitetit këtë verë. Ndërkohë, tri qyteteve të tjera, Bilbaos, Dublinit dhe Munichut, u është dhënë mundësia deri të hënën për të paraqitur informacione shtesë për tifozët që marrin pjesë në ndeshje, para se të merret një vendim përfundimtar. Nëse këto qytete garantojnë për praninë e tifozëve atëherë do të konfirmohen si vende organizatore të ndeshjeve. Në të kundërtën, UEFA do të kërkojë zgjidhje tjetër.

Deri më tani të konfirmuara janë qytetet si Roma, Baku, Londra, Amsterdami, Budapesti, St. Petersburgu, Bukureshti, Glasgowi e Kopenhaga.

Football news:

In the game with Roma, we saw the former De Gea: he made 10 saves, dragged at close range and became the best player of the match
David Villa joined the management of the Indian club Odisha
Chelsea and Jorginho want to extend their contract. The midfielder was Interested in Juve
Player of the Wings of Hadi on alcohol: Never drank, because I am happy as I live
Matic on Europa League: Manchester United respect Villarreal, but approach the final with thoughts of winning
President of Villarreal on reaching the final of the European Cup: We have finally achieved this
Cavani-the first player in 35 years with a double in both matches of the 1/2 final of the European Cup