STAMBOLL, 19 maj /ATSH-AA/- Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi rajonin e mesdhetar të Turqisë sipas agjencisë turke të katastrofave natyrore.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e qarkut Datça në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Mugla, në orën 02:22 të mëngjesit.

Epiqendra u regjistrua 5.8 kilometra nën sipërfaqe, dhe nuk raportohen viktima.

Agjencia shtoi se kanë pasuar edhe gjashtë tërmete me magnitudë nga 4.1 deri në 5.6 ndodhën në Mesdhe.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.