Albania

Taskforca antiCovid/ AKU kryen 461 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer 461 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

AKU bën të ditur se, gjatë inspektimeve janë dhënë gjashtë masa me paralajmërim, për mungesë të rinovimit të analizave të ujit, mungesë të planit 3D dhe mungesë librezash shëndetësore.

Me kërkesë të vetë subjektit është bërë asgjësimi i një sasie prej 2.4 tonë produktesh ushqimore dhe 2.6 tonë produkte ushqimore të lëngëta.

Referuar planit të marrjes së mostrave janë 39 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide

Taskforca antiCovid, pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe AKU, ka vijuar monitorimet në të gjitha bizneset në zbatim të protokolleve anticovid, si dhe në këshillim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve për mbajtje të maskës së detyruar, në mbrojtje të vetes dhe të tjerëve nga shpërndarja e virusit.

AKU është e pranishme në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Zidane called soboslai and wants To see him at Real Madrid in January
Pep on the 700th match of his career: I Didn't expect it to be so much. I'll spend another 700 and finish!
Kamwenge became a client of agent Bale
Mourinho on coaching career: 20 years ago, only ex-players were taken into account. Not now, and this is my legacy
Balotelli is close to a move to Vasco da Gama. He was offered 2.5 million euros a year
Van Dijk - best Central defender of 2020, Trent-right, Robertson-left (ESPN)
Massimiliano Allegri: Ronaldo is a top player in terms of mentality. He has a new goal every year