Albania

Tavo: U rrit numri i azilkërkuesve

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo kritikon sot qeverisjen socialiste për rritjen e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Francë.

Duke cituar raportin e publikuar nga media franceze “Marianne”, Tavo ka postuar qëndrimin e tij në Facebook, ku krahason shifrat deri kur në pushtet ishte LSI me ato të viteve kur ka drejtuar PS.

“Shtet i dështuar me krim dhe korrupsion. Deri në 2015 kërkesat për azil qëndruan poshtë tavanit të 3000, pastaj u rritën me 5172, në 2016, 8351 në 2017 duke e vendosur Shqipërinë në krye të shteteve azilkërkuese”, shkruan Tavo.

“Krimi dhe korrupsioni po largojnë shqiptarët. Është sekti i rilindjes ai që duhet larguar dhe jo familjet shqiptare. Vendi kërkon stabilitet, zhvillim dhe shtet të së drejtës. Kjo nis me 26 prill 2021. Ky nuk është vetëm parashikim apo dëshirë, ky është fakt”, deklaron Vangjel Tavo./z.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Tottenham were the first Premier League clubs to lose in the European Cup season
Arsenal have not conceded at home for the first time since July 1. Goalkeeper Runarsson made his debut for the Londoners
Sandro Tonali: Milan on the crest of a wave. The Rossoneri shirt is pressing, but I'm getting in shape
Kadyrov's adviser hit the judge in the groin, and his son was dismissed from Akhmat and banned for three years. At first they all denied
AEK Carrera lost both matches in the Europa League with a total score of 1:5
Stefano Pioli: Milan have not achieved anything yet. The season is long, we will face difficulties
Mourinho 0:1 with Antwerp: the Best team won and the worst team lost