Albania

Të dhënat e E-Albania, Rama: Nuk i përdorim telefonat t’ju themi hajde voto për ne

Prej ditës së djeshme Partia Demokratike e ka akuzuar qeverinë se përdor E-Albanian për të marrë të dhënat e qytetarëve për qëllime fushate. Nga Cërriku, kreu i qeverisë Edi Rama bëri një kundër-akuzë përmes ironisë.

Ai tha se qeveria nuk i përdor telefonat që të marrë qytetarët për t’iu kërkuar votën, por që shteti të zgjidhë problemet që ata kanë. Rama deklaroi se qëllimi i krijimit dhe funksionit të E-Albanias është që shteti të jetë në xhepin e qytetarit.

“Kam krijuar E-Albanian që njerëzit të kapërcejnë hallkat e burokracisë. Unë dua që e gjitha marrëdhënia e qytetarit me shtetin të futet në xhep. Nuk i përdorim telefonat për t’ju nxirë jetën juve me kë je hajde voto për ne.

Por duam që telefon të funksionojë që ne shteti të ju zgjidhim ju problemet. Kemi bërë shumë dhe do bëjmë shumë dhe nuk do lejojmë që asgjë që ato që kemi ngritur të cenohet”, tha Rama.

o.j/dita

Football news:

Neymar has extended his contract with PSG until 2025
Zidane on Hazard laughing after Chelsea: Eden apologized, he didn't mean to offend anyone. This is in the past
Juventus refused to sell de Ligt to Chelsea and Barca. The offers came about 10 days ago
Real Madrid, Barcelona and Juve sent letters to 7 Super League clubs and threaten them with legal consequences for withdrawing from the tournament
Julen Lopetegui: Zidane is the perfect coach for Real Madrid. His work speaks for itself
Hazard will be hard to convince to leave Real Madrid. He receives 15 million euros, his contract is valid for another 3 years
Neymar will receive 30 million euros a year under a new contract with PSG