Albania

Të dhënat zyrtare të shtatë ditëve të fundit në Shqipëri: 315 të infektuar me COVID-19 më shumë gjatë kësaj jave, rritet numri i testimeve

Në Shqipëri rastet e reja me Koronavirusi shënuan një tjetër rritje të ndjeshme gjatë javës së fundit, ndërkohë që numri i testimeve u rrit lehtë. Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, në 7 ditët e fundit janë konfirmuar 2095 të prekur, 17.6 përqind më shumë se java pararendëse, ose +315 të prekur, shkruan VOA.

Mesatarja ditore u ngjit në 299 raste, kundrejt 254 rasteve të një jave më parë. Krahasuar me periudhën 6-12 Tetor, numri i të infektuarve është shtuar me 80 përqind. Në total, nga nisja e pandemisë në Shqipëri janë rregjistruar 19.445 raste me COVID 19.

Edhe testimet ishin në një nivel më të lartë, me 9547 tampona, por vetëm 4 përqind më shumë.Ajo që bie në sy është rritja e mëtejshme e pozitivitetit (raportit mes numrit të të infektuarve rishtaz dhe testimeve), që në 7 ditët e fundit është në kuotat e 21.9 përqindëshit. Pozitiviteti është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në vendet si Italia dhe Franca të cilat janë detyruar t’i rikthehen masava shtrënguese, pozitiviteti luhatet mes 13 dhe 17 përqindëshit.

Gjatë javës së fundit numri i të shëruarve pësoi një rënie, me 538 persona që kanë dalë negativ në dy teste radhazi, kundrejt 582 gjatë javës pararendëse. Në total janë 10.705 të shëruar, ndërsa 8.260 persona të tjerë janë ende aktivë.

Numri i viktimave ndërkohë ishte më i ulët duke zbritur në 26 vdekje me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit “e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë. Numri i viktima u ngjit në 480 persona që janë ndarë nga jeta, raporton VOA.

Mbetet shqetësuese rritja konstatnte e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Aktualisht në të dy spitalet e dedikuara personave me COVID 19, gjenden 280 të shtruar, me 14 në terapi intensive nga të cilët 9 janë të intubuar.

Autoritetet njoftuan sot se për shkak të rritjes së shtrimeve, brenda javës pritet të hapet dhe spitali tjetër COVID 3, pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”,i cili do t’u shërbejë pacientëve që janë në fazën e përmirësimit.

h.b/dita

Football news:

Napoli stadium will be renamed in honor of Maradona. Mayor of Naples confirmed
Arsenal have conceded 8 consecutive home Premier League games. This is the worst streak since 2007 (9)
Lautaro wants to leave Inter and has approached Mendes to find a new club (Marca)
Wolves forward Jimenez was carried off on a stretcher after a head-to-head collision with David Luiz
Georges Jesus: Maradona had a passion for the game. Ronaldo has it to some extent, Messi does not
Donnarumma on the contract: no Problem. I want to stay in Milan for a long time
Mourinho on 0:0 with Chelsea: if anyone should have won, it was Tottenham. The players in the dressing room are not happy and it's fantastic