Albania

Tensionet me Rusinë: Bombarduesi strategjik i SHBA fluturon mbi kryeqytetet baltike

Forca Ajrore e SHBA tha se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi fluturoi të mërkurën mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatet e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.

Ky mision dërgon një mesazh të qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Evropë dhe në Afrikë.

“Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.

Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Të treja vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.

Bombarduesi, që fluturoi të mërkurën, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.

Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegji. Bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 vetash.

Norvegjia, anëtare themeluese e NATO-s, ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik.

Football news:

Messi has not scored against Real Madrid since May 2018
Zinedine Zidane: Real Madrid beat Barca deservedly. You can't blame everything on the judge
Ronald Koeman: The referee should have taken a clear penalty. But Barca will have to accept it again
Sergi Roberto on Braithwaite's fall: I was surprised that the referee immediately said that nothing had happened. He did not address VAR
Ex-referee Iturralde Gonzalez believes there was a penalty on Braithwaite. Andujar Oliver thinks not
Casemiro got 2 yellow cards in a minute and will miss Real Madrid's game with Getafe
Nacho about 2:1 with Barca: It was like a final, a very important victory. But Real Madrid still have a lot to do