Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një konferencë për mediat tha se vendet anëtare janë në krahë të Shqipërisë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Janë histori që të thyejnë zemrën. Trishtimi juaj është trishtim jonë. Janë me mijëra njerëz që s’mund të kthen në shtëpitë e tyre ne po punojmë më autoritetet shqiptare për të kthyer normalitet në zonat e dëmtuara, BE dhe vende anëtare kanë ofruar asistencë. Shqipëria nuk është afër vetëm gjeografikisht, por është edhe në zemrat tona. Kanë ardhur ekspertë nga shumë vende. Admirimi ynë shkon tek mijëra njerëz që mbeten unanim që përpiqen të shpëtojnë njerëz të pafajshëm. Dje kam vizituar vetë Durrësin, me prioritet shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme. Të gjitha shqetësimet do të adresohen me ekspertizë ndërkombëtare. Po punojmë më autoritetet lokale.  Do të rishikojmë se si BE do të ndihmojë Shqipërinë me proces afatgjatë. Nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve me shumë koordinim. Solidariteti është në zemër të BE. Ne do qëndrojmë në krahë të njëri-tjetrit. Ne e dimë se shqiptarët janë popull i fortë dhe rezistues. BE është me ju dhe do qëndrojmë me ju për të ndihmuar që të rikuperohet nga kjo situatë”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb