Albania

Tetovë, numri i të infektuarve me Covid-19 është zvogëluar por, të rinjtë janë në rrezik sepse nuk i respektojnë masat mbrojtëse

Nga Shtabi i Krizave të Komunës së Tetovës thonë se vazhdon tendenca e zvogëlimit të numrit të pacientëve me Covid-19, si në Komunën e Tetovës ashtu edhe në komunat përreth Pollogut. Në ditët e kaluara, numri i rasteve të regjistruara varron nga 2 në 5 në ditë, dhe pak më pak në 5 komunat përreth, të rajonit të Pollogut. Deri vonë, nga 20 deri në 30 raste të infektuar raportoheshin çdo ditë, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk.

Por, edhe përkundër të dhënave të tilla inkurajuese, Shtabi i Krizave thotë se nuk është koha për t’u çlodhur dhe kërkon nga popullata, veçanërisht të rinjtë, përgjegjësi më të madhe dhe respekt të vazhdueshëm për masat mbrojtëse.

“Për fat të mirë, në Tetovë dhe në rajon tendenca e uljes së rasteve të reja të Covid-19 vazhdon, ndërsa numri i personave të rikuperuar është në rritje, kështu që nga java e kaluar deri sot numri i rasteve aktive është ulur ndjeshëm nga 276 në 214 persona. Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informoi se në Tetovë dhe komunat përreth numri i përgjithshëm i personave në izolim me vendim dhe vetë izolim është 378. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot, në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i diagnostikuar me Covid-19 është 1,063 persona. Nga ky numër, 769 persona janë rikuperuar deri më tani, dhe 80 kanë vdekur, kështu që numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 214 persona ”, tha kryetarja e Komunës të Tetovës Teuta Arifi, e cila është edhe shef i Shtabit të Krizave të Komunës së Tetovës.

Ajo që i shqetëson, thonë nga Shtabi i Krizave, është mosrespektimi i masave të mbrojtjes nga shumë të rinj.

“Ne u bëjmë thirrje me theks të veçantë të rinjve, të mos mblidhen në grupe të mëdha dhe të respektojnë masat për distancën fizike, të veshin maska ​​mbrojtëse dhe t’i kushtojnë vëmendje higjienës personale. “Po ashtu, bizneset dhe biznesmenët duhet t’i përmbahen rreptësisht protokolleve dhe masave mbrojtëse, sepse për të luftuar kundër kësaj pandemie duhet të dëshmojmë vendosmërinë tonë dhe një nivel të lartë të përgjegjësisë sociale dhe civile,” thanë nga Shtabi i Krizave.

Ministria e Shëndetësisë sot ka raportuar 6 viktima të reja si pasojë e infektimit me korona virus, 88 raste të reja dhe 113 pacientë të shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 11,289, numri i pacientëve të vdekur është rritur në 511, numri i pacientëve të shëruar në 7,221 ndërsa, momentalisht ka 3,557 raste aktive.

Football news:

Rakitic on the European super Cup: I want to make Bayern suffer
It turns out that in Italy they wrote a book about Streltsov - we were also surprised! And we found out from the author why he suddenly chose a Soviet hero
Suarez's examiner: we didn't pass questions to him. It's a lie that he can't conjugate verbs
Havertz on Barnsley's hat-trick: this is just the beginning, I want to score even more
RFU - Barnaul Dynamo: for payments for Sobolev, you need to contact Spartak
Barcelona - Suarez: Thank you for these 6 years! Player moved to Atletico
18-year-old Spartak youth midfielder Shiltsov called up to the first team (Sport24)