Albania

Tirana përkujton ngritjen e flamurit, Veliaj: Përulje dhe nderim para veprës së paçmueshme të patriotëve të Tiranës

108 vjet më parë patriotët e Tiranës hoqën flamurin e Perandorisë Osmane për ta zëvëndësuar atë me flamurin e kuq dhe shqiponjën e zezë, simbol i shtetit shqiptar.

Ngritja e flamurit nga personalitete të njohur si Refik e Murat Toptani u bë vetëm dy ditë para se Ismail Bej Qemali të ngrinte flamurin shqiptar në Vlorë dhe të shpallte pavarësinë e vendit.

Për të nderuar këtë vepër, Bashkia e Tiranës e ka përkujtuar sot përmes një ceremonie të veçantë para ndërtesës ku u bë ngritja e flamurit.

Në mesazhin e tij, kryebashkiaku Veliaj thekson se sakrifica e patriotëve të Tiranës mbetet e pavdekshme dhe e patjetërsueshme.

Përulje dhe nderim para veprës së paçmueshme të patriotëve të Tiranës, që më 26 Nëntor 1912 ngritën flamurin në qytetin që, pak vite më vonë, do të kthehej në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Sakrifica juaj mbetet e pavdekshme dhe e patjetërsueshme! Gjithmonë mes nesh”, shkruan Veliaj.

h.b/dita

Football news:

Manchester United defender Tuanzebe was subjected to racist abuse after the defeat to Sheffield United
Barca's acting president refuses to buy the player
Atletico defender Perez could move to Cadiz. He's on loan in Granada
Rio Ferdinand: Manchester United were gloomy and at times lifeless against Sheffield Wednesday. Instability is not something that wins the Premier League
The rotor is signed goalkeeper Khabarovsk SKA Obukhov. He has 7 games to zero in the season of the FNL
Koeman about 2:1 with Rayo: It was possible to put a few penalties in the 1st half. Having VAR, we were not given any
Jose Mourinho: I paid for bad behavior: I watched matches on TV and gave huge fines. It doesn't work that way with other coaches