TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cilësoi sot një ogur të mirë, përurimin e investimit gjerman në Tiranë që i sjell Shqipërisë një tjetër strukturë akomoduese me 5 yje, investuar nga kompania e mirënjohur në tregun ndërkombëtar Lindner”.

“Një ogur i mirë shumë, që në javën e parë në detyrën si ministre e Turizmit të marr pjesë në inagurimin e MK Hotel, investimit gjerman në Tiranë që i sjell Shqipërisë një tjetër strukturë akomoduese me 5 yje, investuar nga kompania e mirënjohur në tregun ndërkombëtar Lindner”, tha Kumbaro.

Ajo tha se ky është shembull fantastik në politikën shqiptare i investimeve të huaja apo vendase për këtë kategori hotelesh, që tregon vizionin ku do të shkojë turizmi shqiptar me të gjitha lehtësirat fiskale dhe progresin e shpejtë për ta shndërruar Shqipërinë në vendin e besueshëm të investitorëve.

“Falënderim për ministrin Blendi Klosi për gjithë punën e tij në këtë drejtim, ndërsa qeveria në mandatin e tretë ka detyrën që ta çojë përpara këtë vizion. Ndoshta është e vështirë për ta marrë vendimin për të ardhur herën e pare në Shqipëri si turist, por është shumë më e vështirë për ta lënë Shqipërinë. Të gjithë miqtë e shumë investitorë të huaj e pohojnë këtë”, tha ajo.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.