Albania

Tre orë e gjysmë bisedime, përfundon takimi mes Biden dhe Putin në Gjenevë. Zgjati më pak se ç’ishte planifikuar, priten konferenca

Raundi i dytë i takimit mes dy liderëve, Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Bide dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin ka përfunduar.

Pas 65 minutave bisedime, dy liderët janë ngritur nga tavolina ku u ulën ditën e sotme në vilën në Gjenevë me pamje nga liqeni.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar për mediat ndërkombëtare se takimi është mbyllur shumë më herët se ç’ishte planifikuar, për arsye që ende nuk dihen.

Në total, takimi ka zgjatur rreth tre orë e gjysmë, nga pesë që ishte planifikuar të zgjaste.

Gjithsesi, Biden dhe Putin do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp, ku pritet të pyeten në lidhje me pikat e diskutuara me këtë takim.

Bisedimet filluan rreth orës 14:36 me orën e Moskës dhe zgjatën për rreth 1 orë e 45 minuta, pas së cilës presidentët bënë një pushim të shkurtër para pjesës së dytë të bisedimeve.

Agjencitë e lajmeve ruse theksojne se takimi në formatin e zgjeruar filloi rreth orës 17:00 me kohën e Moskës me pjesëmarrjen e delegacioneve ruse dhe amerikane.

Delegacioni rus përfshin Sergey Lavrov, Zëvendës Ministrin e Jashtëm Sergey Ryabkov, Zëdhënësin e Presidentit Dmitry Peskov, Ndihmësin e Kremlinit Yuri Ushakov dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov. Përveç kësaj, Zëvendës Shefi i Zyrës Presidenciale Ruse Dmitry Kozak dhe i Dërguari Special Presidencial Rus për Sirinë Alexander Lavrentyev ishin të ftuar në samitin për të diskutuar çështje rajonale, përkatësisht Ukrainën dhe Sirinë.

j.l./ dita

Football news:

Lyon made a request to Chelsea for Emerson. The defender of the Italian national team is Interesting to Inter and Napoli
Lewandowski trained on the weekend to get in shape before the start of the season
I'm Cristiano Ronaldo and I only send the ball into the net. The forward refused the crossbar challenge in Real Madrid
Yuriy Semin: Shevchenko has a lot of trump cards to lead the European top club
Flick about Muller and Hummels: There is no age at which players will be excluded from the national team
Beckham's Inter Miami broke a series of 7 matches without a win. Higuain made a double
Head of the UAF National Teams Committee Markevich: I don't know if Shevchenko is leaving the national team. He is on vacation