Albania

Tregu i sigurimit të jetës shfaq ritme rritjeje, mbetet modest kundrejt volumit

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Tregu i sigurimit të jetës shfaqi ritme rritjeje gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fund të prillit primet e shkruara bruto të sigurimit të jetës kishin vlerën e 392 milionë lekëve, me një rritje modeste prej gati 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i kontratave arriti në 29,350 duke shënuar një rritje në masën 6.82% krahasuar me janar-prill 2020.

Sigurimi i jetës, i cili ofron mbulimin me një shumë monetare (shuma e sigurimit) për një përfitues të caktuar në rast të vdekjes, të mbijetesës ose paaftësisë (të përhershme apo të përkohshme) të siguruarit vazhdon të mbajë një pjesë modeste kundrejt volumit total të tregut të sigurimeve në Shqipëri, me rreth 7.3% të primeve të shkruara bruto.

Ecuria e tregut gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti është ndikuar nga produkti kryesor, ai i jetës së debitorit. Primet nga ky produkt shënuan rritje me 90.87% krahasuar me 4-mujorin e parë të vitit 2020. Si një produkt i detyrueshëm, jeta e debitorit zë rreth 67.2% të primeve totale në sigurimin e jetës.

Ky lloj sigurimi ofron mbulim në rast të humbjes së jetës së personit të siguruar për shkaqe natyrore apo aksidentale. Ky sigurim është një garanci financiare si për institucionin kredidhënës ashtu edhe për kredimarrësin (personin e siguruar), duke çliruar familjen e personit kredimarrës nga pagesa e kredisë së mbetur.

Në klasat e tjera të sigurimit vërehen rënie, ku produktet me rënien më të lartë ishin jeta e kombinuar, jeta në grup dhe sigurimi i jetës dhe shëndetit në udhëtim të ndikuara nga kufizimet në lëvizje për shkak të pandemisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Man City is ready to pay Kane 21 million euros a year (Nicolo Skira)
Benfica will pay 15 million euros for Yaremchuk. The forward of the Ukrainian national team is already in Lisbon
Ex-director of Barca Braida: Pjanic wants to return to Juventus. We spoke with him three or four days ago
Hames Rodriguez: I do not know where I will play. My cycle at Real Madrid is over
Mkhitaryan on relations with Mourinho: What happened in Manchester remains in Manchester
FIFA and UEFA rejected the request of the Basque Country Football Federation for recognition as an independent member of organizations from Spain
Belarus will host the 2022 World Cup qualification matches at the Tsentralny Stadium in Kazan