Albania

TRUKU / PD-ja e skualifikon, Salianji ripërdor Babalen si ‘demokrat të indinjuar’

TIRANË, MALIQ, GORË – Momentet e para, vota kundër e demokratëve të Korçës e shokoi Salianjin. Nuk e perceptonte dot sesi baza e hodhi poshtë një luftëtar të orëve të dyta, një Kadri Cakran të epokës moderne.

“Një jetë maleve. Çfarë s’kam bërë për këtë parti. Lashë rehatinë personale si student shembullor i Henrik Skiles dhe u bëra deputet. Dola fotografi me peshk jashtë parlamentit. I çoja mesazhe orë e cast Grindës. Luftova që PD të dilte nga Kuvendi i ndyrë socialist. Regjistrova zërin e Babales si vëllai i Fatmir Xhafajt… Po s’ta di njeri sakrificën, joooo…”, u ankohej Salianji disa demokratëve të besuar që sy për sy i betoheshin se kishin votuar për të, teksa mçeftas i shkelnin syrin njëri-tjetri.

***

Por ligjërata me zë të lartë, i kujtoi diçka. “Babalja,” tha me vete. U kërkoi falje miqve dhe ja mbajti për në shtëpi. Kërkoi me kujdes të gjitha provat e regjistrimeve të Babales, se mos gjente ndonjë sekuencë që i bënte punë. Por jo. Një në çdo tre fjalë të regjistrimit, ishte me “hashashi, eurot, skafi, po pjesa ime o vlla…”.

E vendosi. Do t’i kërkonte ndihmë Babales nga ekzili. E mori telefon në numrin urgjent, vendosi programin që ja maskonte zërin si të Albana Vokshit dhe i tha:

“Unë jam, mos u gënje nga zëri. Shiko vlla, dua një nder. Se ti ja ke marrë dorën tani. Do bëjmë një incizim sikur ti je një demokrat i indinjuar nga fakti Salianji është lënë jashtë listës së deputetëve. Do kërkosh urgjent që Salianji të futet në listë, ndryshe ti dhe 2 mijë shokët e tu do votoni për Astrit Patozin…”.

***

Matanë telefonit pasoi një heshtje e shoqëruar me kruarje gurmazi.

“Dgjo harabel. Nashi, është e vërtetë që unë jam demokrat. E vërtetë është që jam edhe i inatosur. Po inatin e kam me juve, që mezi m’i dhatë lekët e premtuara dhe gjec më muarrt më qafë. Po bredh rrugëve të Evropës si muhaxhir…”.

Salianji e ndërpreu:

“Po çke ti o vlla. Të siguroj unë një azil të paparë në Suedi apo Danimarkë, se unë e di që Hungaria është kot. Dhe pastaj sapo të fitojmë zgjedhjet dhe bëhem ministër i Brendshëm, të kthej direkt në Vlorë si shef komisariati. Vetëm të bëjmë ktë regjistrimin! A e bën dot dialektin e një demokrati korçar?”

***

Dy ditë më vonë, në zyrën e Lulrrafsha Mosuvrafshës erdhi një cd ku ishte regjistruar një thirrje e zemëruar. I njëjti material qarkullonte nëpër rrjetet sociale, Tinder, Instagram dhe faqja syçka.net.

“Jemi mblëdhur një grup dëmokratësh na Kërça, këtu te kafja e Mëlos, sa futesh në Kërçë djathtas. O na vëni Salianjin në listën e deputetëve medomosdo, o ne duallm na partia. Mo të kemi llafe, mo thoni pastaj po si e qysh! Kaq, lamashër”.

Pas pak sekondash pauzë, regjistrimi vazhdonte: “Mirë doli, hë? Fike nashi. Do lemeriset Luli…”.

SHËNIM / Gojët e Liga është rubrikë satirike e regjistruar.         

Football news:

ISCO could move to Sevilla in January. Lopetegui is personally Interested
Bilyaletdinov about the Champions League: Loco can leave the group. Unmotivated Bayern can be beaten in the 6th round
Zlatan Ibrahimovic: I Thought about retiring, but I wanted to change the mentality of Milan
Vasco da Gama sports Director: Balotelli will be like Maradona for us
Real Madrid won't buy Mbappe in the summer of 2021 due to the crisis (Le Parisien)
Ibra scores in 39, Buffon drags in 42, Ronaldo has no plans to finish. Is football really getting old?
Ziyech about who inspires him: Eden Hazard. A world class player