STAMBOLL, 23 maj /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht lidhur me Sirinë dhe Libinë.

Drejtoria e komunikimeve pranë presidencës turke njoftoi se në bisedën telefonike, Erdogan dhe Trump janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin politik dhe ushtarak për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“U konfirmua se popujt tanë solidarizohen në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, thuhet në njoftim./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.