STAMBOLL, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 12 persona kanë mbetur të vrarë dhe 438 të tjerë të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6,6 që goditi sot qytetin e Izmirit, njoftoi presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Midis të plagosurve, pesë shtetas po i nënshtrohen operacionit dhe tetë janë nën kujdes intensiv”, tha ai.

“Autoritetet po përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ndihmuar të prekurit”, shtoi Erdogan.

Presidenti turk falënderoi, gjithashtu, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, së bashku me udhëheqësit e Katarit dhe Azerbajxhanit, për ndihmën e ofruar gjatë bisedave telefonike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.