Albania

U gjet i pajetë brenda kamionçinës, 57-vjeçari në Gjirokastër ishte duke udhëtuar me autorin (Detaje)

Gëzim Saraçi është 57-vjeçari, i cili  u gjet i pajetë sot në aksin rrugor rural Polican-Suhë, brenda mjetit të tij tip kamionçinë.

Ndërsa policia bën me dije se ndaj tij është qëlluar me sende të forta, Bezat konfirmon për se blutë e Gjirokastrës kanë mundur të identifikojnë edhe autorin.

Dyshohet se autori i krimit ka qenë duke udhëtuar në makinë me shoferin e kamionçinës dhe mes tyre ka pasur një konflikt të çastit që më pas ka degjenuar në përdorimin e armëve të ftohta.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë.

Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komsiariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Football news:

Maccabi entered the Champions League without 11 players due to covid. UEFA allows you to play if there are 13 players from the application
Ole Gunnar Solskjaer: De Gea saved us for years, Henderson did the same today. Lingard played well
The semed said goodbye to Barcelona: Thank you for the opportunity to realize the dream. Eternally grateful
Juve have leased Morata from Atletico for 10 million euros with the right to buy out for 45 million
Barcelona and Atletico have agreed a move for Suarez (Fabrizio Romano)
At the 1950 world Cup, Amateurs from the United States beat England. The coach of the Americans compared their players to sheep, and the author of the winning goal went missing
Dan Henderson made his debut for Manchester United at the age of 23. He made 141 appearances on loan