Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, iu drejtohet të gjithë qytetarëve me një mesazh për koronavirusin.

Manastirliu iu kërkon qytetarëve të mbajnë maskën, pasi sipas saj, nëse ajo mbahet siç duhet, ul në mënyrë drastike rrezikun e prekjes nga virusi i rrezikshëm

“#COVID19. Bëjeni maskën aksesorin e përditshëm! Nëse mbahet siç duhet, e ul në mënyrë drastike rrezikun e prekjes nga virusi i rrezikshëm. Mos e ulni vigjilencën! Të përshtatemi me normalitetin e ri 🤜#COVID19🤛”, shkruan ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb