Albania

Ura e Çanakkalasë, ura pezull më e lartë në botë

ANKARA,  1 dhjetor /ATSH-AA/ – Pasi tejkaloi lartësinë e Kullës Eiffel, Ura e Çanakkalasë e vitit 1915, në Turqinë veriperëndimore, është në rrugën e duhur për t’u bërë ura pezull më e gjatë në botë nëpërmjet harkut të saj të mesëm.

E ndërtuar për të lidhur Europën dhe Azinë, arkitektura e urës është unike me ngjyrat, figurat dhe kullat e saj të përfunduara, që ngrihen mbi 300 metra, në të dy brigjet e Dardaneleve, një ngushticë në provincën e Çanakkalasë midis Deti Egje në jug dhe Detit të Marmarasë në veri.

Me një formë për të simbolizuar një predhë artilerie, në nder të betejës legjendare të Luftës së Parë Botërore të Galipolit, harqet do të jenë 318 metra të larta, me harkun e mesit prej 2 023 metrash, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë.

Në nderim të flamurit turk, kullat do të jenë të kuqe dhe të bardha, ndërsa gjatësia totale e saj do të arrijë 4 608 metra.

Kur të mbarojë ura do të jetë një nga kryqëzimet më të rëndësishme në botë, me një hapje madhështore të planifikuar për 18 mars të vitit 2022./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Nepomnyashchy against reducing the RPL to 12 clubs: Russia is not ready to sacrifice a large number of fans
Wolverhampton loan Willian Jose from Sociedad with a buy-out option
AC Milan are close to loaning Tomori to Chelsea with a 20+ million euro buy-out option
Spartak about fans convicted for fighting at Euro 2016: Fedun personally helped them financially
Lewandowski updated the Bundesliga record by scoring 22 goals in the 1st round
Flick on Bayern: Our goal is to stay on top
Goalkeeper Alcoyano has 10 saves in the match with Real Madrid. Most of all in the season among the rivals of Madrid