TIRANË, 17 maj/ATSH/ Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 10, 549 vaksinime antikovid.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila informoi se që nga fillimi i fushatës “Shqipëria Buzëqesh” janë bërë 680, 083 vaksinime.

Vaksinimi antikovid në vendin tonë po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Qeveria shqiptare ka si objektiv për të kryer 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.