Albania

Vetëvendosja në Shqipëri “kursen” LSI-në e Metës, Abazi: PD-PS nuk sjellin ndryshimin! Asnjë parti s’ka në axhendë bashkimin kombëtar (dhe Albin Kurti e hoqi)

Drejtuesi ekzekutiv i Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi shprehet se Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe se këtë ndryshim nuk mund ta ketë nga partitë aktuale PS dhe PD. Në një intervistë për Report Tv, Abazi tha se këto parti kanë nevojë për ndryshim brenda vetes fillimisht dhe se qytetarët nuk duhet të votojnë sot për nesër, por të kenë një plan më të gjerë për të ardhmen e tyre. I pyetur nëse ata do të bëni koalicion me ndonjë parti për të ardhur në pushtet, Abazi tha se këtë nuk e kanë çështje prioritare dhe se bashkëpunimin me partitë politike i kanë mbi baza parimore dhe  programore.

“Ne nuk e kemi këtë çështje prioritare. Çdo lloj bashkëpunimi me partitë politike i kemi mbi baza parimore dhe programore. Mundësisht të fusim çështjen e bashkimit kombëtar dhe programit ekonomik në programin e tyre. Asnjë parti s’ka në axhendë bashkimin kombëtar. Nuk e di kush do fitoj zgjedhjet, por në Shqipëri ka nevojë për ndryshime rrënjësore dhe nuk besoj se do vij nga partitë aktuale . Ata kanë nevojë për ndryshime dhe nga brenda tyre. Qytetarët të vendoset se çfarë duan të bëjnë jo vetëm nesër”, tha Abazi.

Abazi shfaqi hapur synimet e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri duke thënë se më 25 prill ata synojnë vetëm të marrin mandate në mënyrë që të mund të krijojnë struktura drejtuese dhe një subjekt politik që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë si parti me kandidatët e saj në të gjitha qarqet e Shqipërisë me shpresën se mund të bëhen faktor politik në vend. Ai thotë se kandidimi në zgjedhjet e 25 prillit është vetëm hapi i parë, pasi ata janë pjesë e një projekti më të madh.

“Me këto kandidatura po bëjmë vetëm një hap të një plani dhe projekti që është shumë më i madh se kaq. Secili prej kandidatëve  duhet të mbledhim disa firma dhe ne kemi udhëtuar shumë në Shqipëri dhe kemi bërë dhe ftesë publike që duhet një iniciativë që fillon nga poshtë tek populli dhe duhet që njerëzit duhet ta shprehin vullnetin për ta marrë përsipër diçka të tillë.

Ne vendosem që të dalim vetën me dy kandidaturat e para dhe kemi kohë për kandidaturat e tjera dhe përsëris ftesën që kushdo që do t’i bashkohet këtij projekti ne shprehim gatishmërinë si Lëvizje për ti mbështetur dhe të kërkojmë.

Jemi brenda një projekti që nuk e kemi nisur ne po rilindësit e vërtetë, ne jemi duke e risjellur në shekullin e 21. Në ketë formë kandidimi nuk po hyjnë në këto zgjedhje për të fituar pushtetin, por për të fituar mandate që të ngremë struktura që në zgjedhjet e  ardhshme të krijojmë një subjekt politike dhe të përfaqësohet me lista të plota”, tha Abazi

Në lidhje me partitë e reja, Abazi u treguar edhe më skeptik duke thënë se ata janë më shumë pjesë e një flluske mediatike se sa ekzistojnë vërtet në terren dhe janë pranë qytetarëve.

“Është e drejtë e gjithsecilit të garojnë, por duhet të shohim programet e tyre dhe njerëzit, të kaluarën e tyre, nëse kanë skandale korrupsioni. Nuk di të them nëse ky pol i tretë ekziston vërtet në terren , është mediatike dhe e mbështetur prej saj apo kanë mbështetjen e publikut”, tha ai.

Një ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë prezantoi dy kandidatët e saj, Bojken Abazin në Tiranë dhe Iliaz Shehun në Lezhë.

Football news:

Laporta became president of Barcelona again. Under him, the club took 6 trophies in 2009
Mourinho on 4-1 with Palace: Good week. At half-time, he said he was happy to concede a goal, the players thought I was crazy
Liverpool dropped to 8th place in the Premier League, on lost points - 9th
Xavi won the 6th trophy in his coaching career. His Al-Sadd became the champion of Qatar
Laporta is ahead of Font and Freixa according to the results of the poll of those who voted in the election of the president of Barca
Solskjaer won all 3 matches with Manchester United in the away match against Man City. This is a club record
Liverpool only got worse: they lost again at home (the 6th match in a row!), they also updated the anti-record of the Premier League for shots without goals