LEZHA

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka shkuar për të protestuar në komisariatin e Lezhës duke kërkuar lirimin e aktivistëve të saj që u arrestuar gjatë protestës kundër HEC-it në Thirre të Mirditës.

Gjatë protestës u arrestuan organizatori Besnik Paci, 48 vjeç, dhe 3 aktivistët e LVV, Etnik Berisha, 22 vjeç, Endrit Bytyqi, 21 vjeç dhe Çlirim Gerbeshi, 22 vjeç, me banim në Kosovë ndërkohë që pati edhe 30 të tjerë të proceduar penalisht.

Edhe ditën e djeshme pati një protestë para Policisë së Lezhës me të njëjtët kërkesë për të liruar të shoqëruarit apo arrestuarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb