Një ish-pacient me COVID-19, Maksim Ylli nga Korça ka rrëfyer eksperiencën e tij me kushtet spitalore dhe trajtimin tek ”Shefqet Ndroqi”.

në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, Ylli thotë se COVID-19 e mori pasi pati kontakt me një mjeke të spitalit.
Ai thekson se fillimisht iu rekomandua të shkonte në Tiranë tek spitalit ”Shefqet Ndroqi”, por i ndikuar nga fjalët e njerëzve refuzoi.

Ylli thotë se në fillim ishte skeptik, por më pas ai u bind që të shkonte. Sa i përket trajtimit dhe eksperiencës aty, qytetari nga Korça thotë se kushtet dhe shërbimi ishin të jashtëzakonshme.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë fjalët poshtë e përpjetë dhe të ndalin gënjeshtrat ndaj mjekëve.

”Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner.
Me t’i parë këto analiza në skaner më drejtoi drejt spitalit të Tiranës, Shefqet Ndroqi. Duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet që nuk duhet të shkosh në spitalin e Tiranës se nuk të sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre u mendova një mijë herë dhe thashë mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendjen. Shkova në spitalin ”Shefqet Ndroqi” Atje më drejtuan në katin e katërt dhoma 30-të. Qe një kujdes i jashtëzakonshë,shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoreshë e pavionit, Klodjana Bratja ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe profesor doktor Perlati, drejtori i spitalit na vinin në dhomë. Kushtet ishin nga më të mirat. Nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendje shumë të mirë. Stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët.”- tha qytetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb