Albania

VIDEO/ “Si mund të vlejë jeta kaq pak, sa një gol i parë kolektivisht?, Braçe bën thirrje: Dje ishte keq, sot më keq, por nesër do bëhet edhe më keq

Erjon Braçe, zv/kryeministri, ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal në këtë kohë kur situata është e rënduar në Shqipëri nga COVID-19.

Zv/kryeministri e ka shpërndarë këtë video duke bërë thirrje të gjithëve dhe sipas tij është një video e së shtunës në veri të Shqipërisë ku këta persona po shohin një ndeshje futbolli ulur ngjitur pranë njëri-tjetrit.

Braçe shprehet se nuk mund të shpjegohet ky grumbullim i tyre në këtë kohë pandemie ku po vdesin dhjetra qytetarë çdo ditë dhe  ngre shqetësimin se për secilin prej tyre jeta vlen më pak se një gol.

“Si mund te vlej jeta kaq pak, sa nje gol i pare kolektivisht?! E di qe eshte pasion, jam tifoz vete,
por pa jeten e shendetin as pasion nuk ka! Si ketu, eshte ne shume lokale ne qytetet e medha duke nisur nga Tirana e tutje ne veri e jug, lindje e perendim” – shkruan ndër të tjera Braçe.

Ai u bën sërish thirrje qytetarëve që të respektojnë masat ndaj COVID-19 për të parandaluar përhapjen e virusit, pasi një episod i tillë është një papërgjegjshmëri në një situatë të tillë me koronavirusin në vend.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit situata e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri është tepër shqetësuese dhe vetëm ditën e sotme në vendin tonë janë regjistruar rritje të shifrave me COVID ku vetëm 24 orët e fundit u raportuan 744 ndërsa 19 qytetarë humbën jetën.

h.b/dita 

Football news:

Suarez has 12 goals in his first 15 games for Atletico - the best start in La Liga for a new club since Ronaldo
16-year-old Small - the youngest player in the history of Everton
Solskjaer on 3-2 with Liverpool: Manchester United won on their own terms. It's a good feeling
Hames scored 10 (3+7) points in Everton's home matches. Away - 0
Suarez scored his 12th goal of the La Liga season. Messi has 11
Miller on the Manchester United defeat: Devastated. There is no second chance in knockout football
Game of Thrones actor on Liverpool: Manchester United would have been destroyed a year ago. Huge progress