Albania

Vrasja e Mehmet Qemës nga shoku tij/ Flet miku i përbashkët: Pistoleta ishte e Marjusi, ja hoqa nga dora sepse…

Pavarësisht deklarimeve që Marius Dema i tha hetuesve se pistoleta me të cilën qëlloi aksidentalisht për vdekje shokun e tij Mehmet Qemën nuk ishte e tij, veprimet e kryera nga policia faktojnë të kundërtën.

Arma e përdorur në ngjarje ishte e 28-vjeçarit Dema dhe se prej gati një viti e mbante pa leje.

Kjo gjë është faktuar edhe nga dëshmia e personave të tjerë të arrestuar me akuzën e moskallëzimit të krimit e që ishin dëshmitarë okularë në tavolinën ku 6 shokët qëndronin të ulur.

Pasi u vetëdorëzuan në polici një ditë pas vrasjes, ata deklaruan se ngjarja ndodhi nga pakujdesia dhe pistoleta ishte e Demës.

Ndërsa njëri prej të arrestuarve, Xhuljano Koçi ,19 vjeç i tha policisë se pistoletën ia mori nga duart Demës dhe e fshehu me argumentin se 28-vjeçari tentoi të kryente vetëvrasje, por arma ishte pa karikator.

Mesditën e së martës, në vendngjarje mbërritën edhe efektivë të krimit ekonomiko financiarë. Në katin e dytë të godinës, policia gjeti dhe sekuestroi dy makineri që prodhojnë monedhën virtuale Bitcoin. Për shkak se dyert e kësaj godine ishin të mbyllura, uniformat blu u futën nga dritarja për të parë serverin e kamerave të sigurisë që do të hidhnin dritë mbi vrasjen e Qemës. Por më pas u zbulua edhe laboratori që merret me prodhimin e kriptomonedhave, si dhe disa kompjutera.

Football news:

Smertin recalls Euro 2004: he almost fought in the joints, defended against the young Cristiano and understood the excitement of the Bridge
Gareth Southgate: We shouldn't be football snobs. In matches with top teams, diversity is important
Leonid Slutsky: I am still sure that the Finnish national team is the outsider of our group. They were very lucky against Denmark
I'm not a racist! Arnautovic apologized for insulting the players of the national team of North Macedonia
Gary Lineker: Mbappe is a world-class star, he will replace Ronaldo, but not Messi. Leo does things that others are not capable of
The Spanish fan has been going to the matches of the national team since 1979. He came to the Euro with the famous drum (he could have lost it during the lockdown)
Ronaldo removed the sponsored Coca-Cola at a press conference. Cristiano is strongly against sugar - does not even advertise it