NJU JORK, 11 maj /ATSH-ANSA/- Për herë të parë në historinë 144-vjeçare të “Washington Post”, një grua është zgjedhur të drejtojë gazetën.

Sally Buzbee i “Associated Press” mori detyrën nga Martin Baron, i cili doli në pension në fund të shkurtit.

Buzbee, aktualisht kreu ekzekutiv dhe zëvendësspresidente e AP, do të marrë drejtimin e një zyre editoriale prej një mijë personash në qershor.

Emërimi u bashkohet emërimeve e fundit të grave që kanë marrë drejtimin e gazetave prestigjioze, përfshirë një muaj më parë italianen Alessandra Galloni, gruaja e parë që drejton “Reuters”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.