Albania

“Welcome to Starbase”, miliarderi Elon Musk po krijon një qytet të ri në Teksas

Nëse dikush ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze, ai është Elon Musk.

Miliarderi njoftoi se po ndërton një qytet të ri në Teksas që do të quhet Starbase, rreth faqes së lëshimit të raketave të kompanisë së tij SpaceX.

Më vonë, ai aludoi projektin e tij për të kolonizuar planetin e kuq, duke lënë të kuptohet se Starbase do të ishte vetëm fillimi për të shkuar më tej.

Sipas Entrepreneur, Musk i cili aktualisht është personi i dytë më i pasur në botë, tha se qyteti i tij do të zërë një zonë jo më të madhe sesa Boca Chica, një vend që strehon nisjet për SpaceX dhe ku kompania po ndërton raketën e saj Starship.

Elon Musk ndau disa karakteristika që qyteti i tij i ri do të kishte, të tilla si se do të jetë miqësor ndaj qenve. Ai gjithashtu la të kuptohej se do të drejtohej nga “Doge”, i cili mund të interpretohet në dy mënyra. Nga njëra anë, është një referencë për Doges, ish-sundimtarët e Venecias dhe Genova, ose ai mund ti referohet Dogecoin, kriptomonedhës së krijuar prej tij.

Eddie Treviño, gjyqtar për Cameron County, Texas, konfirmoi që SpaceX informoi autoritetet për qëllimin e Elon Musk të cilat  përfshijnë Boca Chica në qytetin Starbase.

Zyrtari vuri në dukje se manjati dhe kompania e tij duhet të jenë në përputhje me të gjitha statutet shtetërore të themelimit dhe sqaroi se qarku do të shqyrtojë çdo kërkesë në përputhje me ligjin.

Miliarderi 49-vjeçar është i vendosur ta bëjë Teksasin bazën e tij kryesore të operacioneve. Përveç qendrës së tij të nisjes në Boca Chica, SpaceX ka një strukturë prove rakete në qytetin McGregor dhe ata planifikojnë të ndërtojnë një fabrikë prodhimi në Austin. Në korrik të vitit 2020, u njoftua se fabrika e ardhshme e Teslës do të ndërtohej jashtë Austin.

Dhjetorin e kaluar, Musk konfirmoi se ai do të lëvizte nga California në Texas dhe në të njëjtën kohë do të nxirrte në ankand të gjitha pronat e tij në Los Angeles për të financuar projektin e tij të kolonizimit të Marsit.

j.l./ dita

Football news:

Vazquez will miss the rest of Real Madrid's season. He has a sprained cruciate ligament
Mesut Ozil: Real Madrid are the favourites for the La Liga title. Benzema - the best striker of the championship
Bixant Lizarazu: Benzema is one of the best players in the history of French football
A cautious line-up hurt Barca in the first half and forced them to go all-in. Second half = fun
Messi does not score against Real Madrid after Ronaldo's departure to Juve. In the last clasico before the transfer, both scored
Modric-Pique after the clasico: Waiting for the referee to complain, right?
Actor of the year in the English League 1: hit the ball in the head of an opponent and pretended that it was not him