Albania

Xhaferi vlerëson lartë kontributin e vllehëve ndaj shtetit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me rastin e 23 Majit, Ditës kombëtare të vllehëve, uroi pjesëtarët e këtij komuniteti në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më paraqet nder t’ju uroj 23 Majin, Ditën kombëtare të vllehëve. Kisha dashur që të shpreh respekt të lartë për kontributin e madh që si bashkësi e jepni dhe ia keni dhënë shtetit nëpër histori, i njëjti ka qenë i rëndësishëm për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpeshherë dua të përsëris se pasuria jonë është në dallimet, ashtu të ndërthurura dhe në bashkësi, kemi përparim të sigurt.

Të dashur bashkëqytetarë vllehë, urime festa kombëtare, Ju uroj të kultivoni dhe të promovoni kulturën tuaj, të krenoheni me trashëgiminë dhe historinë tuaj dhe të avanconi pozitën tuaj në shoqëri. Vllehët në Republikën e Maqedonisë së Veriut kanë personalitete të shquara të cilët janë pjesë e jetës shoqërore ndërsa bashkësia në tërësi është tejet e respektuar.

Edhe njëherë, më lejoni t’ju uroj Ditën nacionale të vllehëve dhe t’ju uroj ditën ta kaloni në atmosferë të bukur festive”, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Football news:

Russian defender Tata scored an own goal in the second match in a row for mladá Boleslav
Ryan Giggs: ighalo makes a special contribution coming on as a substitute. It's great that he's staying at Manchester United
The APL conducted 1,195 tests for the coronavirus. No infected people were found
Giggs on Bruno Fernandes: he inspired Manchester United. It is Interesting to follow it, it makes partners better
Jan Pro 1-0 with Hertha: they didn't have any special moments. Important victory
Ole Gunnar Solskjaer: I hope Manchester United can play the same way as before the break
Coach Bayer BOS Pro 2:4 with Bayern: We made a lot of mistakes, played against a top team