Albania

Zgjedhjet e 25 prillit/ Kryemadhi: Jemi të gjithë bashkë, teknikalitetet elektorale akoma për t’u vendosur

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi sot se LSI betejën kryesore e ka në 25 prill.

Në një intervistë televizive, Kryemadhi foli mbi procesin e zgjedhjeve në LSI, duke theksuar se, “gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe kushdo mund të kandidonte”.

“Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat, edhe për kryetar. Kushdo mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sepse sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente”, tha Kryemadhi.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë, por të kërkonte votëbesim për kryetaren. Sipas saj, beteja dhe gara e kryesore për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

“Kryetari është një drejtues që drejton procesin, bën të gjithë axhendën politike dhe organizative. Ajo që është shumë e rëndësishme, kandidimi i Monika Kryemadhit nuk ka të bëjë me të qenit vetëm, por ka të bëjë për sa i përket përgjegjësisë. Monika Kryemadhi së bashku me të gjithë strukturën e LSI-së, garën e tyre të vërtetë dhe reale e kanë më 25 prill. Ajo është gara kryesore e LSI-së”, tha Kryemadhi.

“Nëse ju doni që të bëjmë fasadë, ne bënim fasadë jo me një, por me 10 kandidatë. Bënim edhe sikur po bënim debate publike e mediatike nëpër televizione. Ambicia nuk ka të bëjë me kryetarin, ambicia ka të bëjë me çfarë u ofrojmë ne njerëzve. Mendoj që ky është një nga problemet. Nganjëherë ne fokusohemi nga ambicia e individit dhe nuk fokusohemi tek ambicia e shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të ecur përpara, shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për të ngritur kultin e individit”, tha Kryemadhi.

E pyetur sesi do të garojë LSI në zgjedhje, Kryemadhi tha se, “ne jemi shumë të qartë jemi të gjithë bashkë”.

“Pastaj teknikalitetet elektorale janë akoma për t’u vendosur. Akoma nuk është vendosur sepse kemi Komisionin e Venecias. Sot edhe PD dhe ne kemi pasur takimin me Komisionin e Venecias përsa i përket ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Nuk e di se çfarë është diskutuar se ka qenë Gjosha. Nga LSi nga PD ka qenë Basha dhe Bylykbashi. Por vazhdon akoma çështja e procesit zgjedhor sepse kodi i Ramës defaktorizon dhe nxjerr jashtë loje partitë e reja dhe kandidatët”, u shpreh Kryemadhi.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Football news:

Valery Gazzaev about his son in Siena: He's only 40, he needs to gain experience. The deputy of the State Duma Valery Gazzaev commented on the appointment of his son Vladimir as the head coach of Siena from the 4th division of Italy
Pedri about Barca: I got where I wanted to go. Learning is easier when there are good players around
Rangnick refused to take charge of Chelsea on an Interim basis
Bruno on van de Beke: I would not be happy if I was in Donny's position
Another quarter of an inch and I'd have lost an eye. Middlesbrough player Fry was kicked in the face, the referee did not give a penalty
Mueller congratulated Brady, who reached his 10th Super Bowl at the age of 43: You are a hero and an inspiration!
Neville compared Liverpool to Coventry after Manchester United's win. Probably because of the color of the uniform