TIRANA

Një banesë u përfshi nga zjarri në rrugën ”Mikel Maruli” në Tiranë. Policia informon se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Banorët janë evakuuar në kohë dhe ata kanë shpëtuar pa u rrezikuar. Ndërkohë zjarrfikësja mbërriti për të fikur zjarrin teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb