KOSOVA

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë apel Albin Kurtit të merret seriozisht me çështjen e zjarreve.

Ai ka shprehur shqetësimin se në gjithë territorin e Kosovës po përhapen zjarret, në Suharekë si dhe në Rugovë të Pejës.

Haradinaj kërkon kujdes të shtuar që zjarret mos shkaktohen nga dora njerëzore.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.

Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.

RH

(BalkanWeb0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb